Holandezët bënë për spital shqiptarin në qendër të Tiranës, reagon zyrtarisht policia
Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me sherrin e ndodhur mes tifozit holandez dhe shqiptarit në Tiranë.
Policia sqaron se tifozi është përplasur fizikisht shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç, ai më pas është transportuar për në spital për të marr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Ndërkohë, policia ka shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LAJMI FILLESTAR: FOTO/ Holandezët “përgjakin” Tiranën, bëjnë për spital qytetarin shqiptar, në gjendje të rëndë shëndetësore
Është shënuar ditën e sotme edhe incidenti i parë mes tifozëve holandezë dhe atyre shqiptarë.
Sipas raportimeve të mediave bëhet me dije se një grup i tifozëve holandez janë konfliktuar pasditen e sotme në qendër të kryeqytetit për motive banale me tifozët shqiptarë.
Kjo ngjarja ka kërkuar menjëherë ndërhyrjen e Policisë së Shtetit duke neutralizuar situatën.
Ndërkohë që ndër të tjera bëhet me dije se qytetari shqiptar i cili është plagosur është transportuar tek Truama në gjendje të rëndë shëndetësore.