Gjermania po përballet me një valë akuzash për spiunazh nga Rusia dhe Kina
Pas tri javëve, Kurti kthehet në Kosovë
Pas gati tri javëve qëndrimi jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Sonte. Besoj që tashmë ka arritur”, është përgjigjur shkurt ai për telegrafin.
Kurti e ka filluar vizitën zyrtare në SHBA më 6 maj.
Pas vizitës dyjavore atje, ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Gjatë qëndrimit në SHBA dhe Zvicër, Kurti është takuar me liderë shtetërorë e drejtues të ndërmarrjeve.
Megjithatë, partitë opozitare e kanë kritikuar duke thënë se vizita e tij është “shëtitje” pa strategji dhe agjendë.