Jhené Aiko and Big Sean, në pritje të një fëmije!
Photo Credits: CBS/Getty Images
Më 3 korrik, People konfirmoi se Jhené Aiko dhe partneri i saj prej kohësh, Big Sean, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Aiko ka edhe një vajzë 13-vjeçare, Namiko Love, me ish- partnerin, O’Ryan.
Aiko dhe Big Sean janë bashkë që prej vitit 2016.
Në 2020-ën, Big Sean publikoi këngën “Deep Reverence”, ku foli për humbjen e një fëmije në një nga vargjet e këngës. Fansat spekuluan në atë kohë nëse “ne” të cilit i referohej Big Sean ishte ai dhe Aiko, por ata nuk komentuan asnjëherë rreth kësaj.
Burimi: Glamour, People
Source link