Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!
Dialog – Vuçiqit nuk i intereson nëse shkelet Kushtetuta e Kosovës
Një tjetër takim në nivel të ekspertëve pritet të zhvillohet sot në Bruksel në mes Kosovës dhe serbisë. Palën kosovare e përfaqëson koordinatori shtetëror, Skender Hyseni, kurse atë serbe, Marko Gjuriq.
Asociacioni i Komunave serbe, pritet që së shpejti të kthehet në një prej temave që do të diskutohen aty.
Duke u ndërlidhur me dialogun, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po e presin “ditë të vështira Serbinë”, ndërkohë që theksoi se sot në Bruksel do të flitet për personat e zhdukur dhe çështjet ekonomike.
Po ashtu ka folur edhe për marrëveshjet që janë arritur në të shkuarën, përfshirë edhe atë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS).
Shumë pika të marrëveshjes për krijimin e këtij asociacioni janë shpallur anti-kushtetuese në Kosovë.
“Nuk më intereson a është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës apo jo”, tha Vuçiq, duke aluduar për Asociacionin, përcjell B92.