E ardhmja e CR7, menaxheri zbulon planin
Pakënaqësia e treguar nga Cristiano Ronaldo për shkak të përjashtimit nga formacioni titullar në ndeshjen e parë të Premier League të United, i ka hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.
Marrëdhënia e tij me Manchester United nuk është aspak e mirë dhe edhe trajneri i ri Erik ten Hag duket se është lodhur me pakënaqësinë e portugezit brenda ekipit.
Në pritje për të gjetur një klub që mund t’i garantojnë pjesëmarrjen në Champions, menaxheri i njohur portugez Paulo Barbosa ka zbuluar planin për të cilin Cristiano Ronaldo po punon bashkë me menaxherin e tij, Jorge Mendes.
“Të gjithë e dinë se Ronaldo nuk është i kënaqur për faktin se është akoma te Manchester United. Ronaldo nuk luan vetëm, skuadra ka disa rregulla dhe çdo lojtar duhet të respektojë vendimin e trajnerit”, ka thënë Barbosa për Sport-Express.
“Në ndeshjen e mëparshme u larg uar pas pjesës së parë. Po vë në provë durimin e drejtuesve dhe skuadrës. Mendoj se do të forcojë prishjen e kontratës me klubin.
“Si do të përfundojë kjo çështje? Një pyetje për durimin e Manchester United. Sjellja e Ronaldo-s e dëmton imazhin e klubit. Nuk është mënyra më e mirë”.