Valët e dritës të ndalura në një kristal premtojnë mënyra të reja për të kontrolluar
Kurti: Pas moshës 16-vjeçare secila mund të vendos për shami e bindje fetare
Kryeministri Albin Kurti ka komentuar çështjen e lejimit të bartjes së shamisë për nxënësit që duan ta bajnë këtë në shkolla fillore, nismë kjo e disa aktivistëve që thonë se po mbrojnë të drejtat dhe liritë fetare në Kosovë.
Gjatë konferencës për media, Kurti u pyet edhe për një nismë të qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët po kërkojnë që të shfuqizohet një udhëzim administrativ, që ndalon bartjen e shamisë në shkollat e Kosovës.
Shefi i ekzekutivit tha se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) po punon për të adresuar këtë shqetësim të qytetarëve, teksa shtoi se ai është kundër ndalimit të shamisë për vajzat nga mosha 16-vjeçare.
“Qëndrimin tim unë e kam thënë para shumë vjetësh, e qëndrimi është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve. Por, gjithashtu kam thënë se mosha 16-vjeçare është pragu”, tha Kurti.
Në Kosovë, që nga viti 2010 ekziston një udhëzim administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.
Nga MASHTI kanë thënë se kjo ndalesa e uniformës fetare në shkolla bëhet për shkak se shkolla është sekulare.