Shpërthimi ka ndodhur në qendrën Kaaj në zonën Dashte Barçi në perëndim të qytetit.
Shumë prej banorëve të asaj zone i takojnë komunitetit Hazara, i cili është shënjestruar edhe në të kaluarën.
Studentët kanë qenë në klasë duke u përgatitur për një provim universitar, kanë thënë zyrtarë të qendrës.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të talibanëve, Abdul Nafy Takor, ka thënë se ekipet e sigurisë janë në vendin e ngjarjes.
Ai e ka dënuar sulmin, duke thënë se sulmet ndaj civilëve “dëshmojnë mizorinë e armikut dhe mungesën e standardeve morale”.
Talibanët janë kthyer në pushtet në gusht të vitit të kaluar, teksa misioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është larguar nga Afganistani.
Talibanët deklarojnë se po tentojnë të rikthejnë stabilitetin brenda shtetit, mirëpo sulmet e islamistëve rivalë të grupit ekstremist, Shtetit Islamik, vazhdojnë të jenë prezente.
Qeverinë e talibanëve nuk e njeh asnjë shtet në botë.