A është në një lidhje? Semi Jaupaj thyen heshtjen për jetën romantike, zbulon raportin me Bojken Lakon
Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku ka folur rreth shumë detajeve për jetën e saj profesionale dhe atë private.
Teksa po fliste për jetën sentimentale, ish-banorja e “Big Brother VIP” u shpreh se është beqare dhe për momentin “nuk ka të dashur”.
Ndërsa duke komentuar lidhjen e dashurisë me Bojken Lakon, Semi tha se ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me të. Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-partnerin varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.
“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja,”– tha Semi.
Kjo vjen pasi Jaupaj dhe Ron Zaiti, me të cilin është përfolur për një lidhje, nuk ndiqen më në “Instagram”. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partneri deri para pak ditësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit por tani jo më.
Source link