Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Dy tabletë të rinj nga Microsoft
Microsoft ka prezantuar gjatë kësaj vere tabletet Surface Go 2 dhe Surface Book 3. Varësisht specifikave, çmimet e nisin nga 360 euro për Surface Go 2 që ka ekran PixelSense me 10.5 inç, si dhe kamerë me pesë megapixel në pjesën e përparme.
Procesori Core M, i përket gjeneratës së tetë dhe kjo ka ndikuar që shpejtësia e këtij tableti të jetë për 64 për qind më e shpejtë, në krahasim me tabletin paraprak.
Së bashku me G0 2 vjen edhe një laps i zgjuar, shumë i përshtatshëm për nënvizime, shënime të shpejta apo edhe punime tjera.
Të interesuarit për diçka më të fuqishme, duhet të porosisin Surface Book 3, që është një tablet profesional, për punë shumë më të përshtatshme nga shtëpia.
Në fakt, Microsoft pretendon se është laptopi më i fuqishëm që e ka prodhuar ndonjëherë, me 50 për qind kapacitet më të madh se modeli aktual, si dhe 17.5 orë kohë zgjatje të baterisë.
Surface Book 3 kushtin 1,474 euro, ndërsa ka ekran PixelSenseDisplay me 13 dhe 15 inç, ndërsa në brendi gjeneratën e dhjetë të procesorit Core, me 32GB RAM.