Plani i plotë/ Si u tentua të eliminohej Zelensky dhe sa kushton “koka” e presidentit
Shoqatat Shqiptaro-Amerikane i shkruajnë presidentit Trump
Koalicioni i Organizatave Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një letër Presidentit amerikan, Donald Trump, ku i kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me qasjen amerikane rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në dokumentin e bërë publik për mediat, ndër të tjera shkruhet se sukseset e komunitetit ndërkombëtar që janë arritur për 20 vjet në Kosovë, “mund të njollosen prej qëllimeve afatshkurta të diplomacive si nga Kosova, Serbia dhe ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara”.
Koalicioni shprehet se ndryshim i kufijve mund të hapë ndonjë konflikt të ngrirë dhe rajoni të destabilizohet edhe njëherë.
Këto organizata i kanë dërguar dhe 12 rekomandime presidentit, ku ndër të tjera kërkojnë dhe shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë. /euronews.al/