“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Maqedonia e Veriut drejt karantinës totale për Fiter Bajram
Qytetarët e Maqedonisë Veriore mund ta kalojnë festën e Fiter Bajramit në karantinë të plotë që do të zbatohet përmes orës policore në kohëzgjatje prej 58 orëve.
Qëllimi i këtyre masave, nëse vendoset që të merren, është të pamundësohen vizitat familjare për festën e Bajramit, pasi që kjo ditë konsiderohet se mund të rrisë ndjeshëm numrin e të prekurve me koronavirus, pasi që një pjesë të madhe të popullatës në Maqedoni e përbëjnë shqiptarët, të cilët kryesisht janë myslimanë.
Komisioni për sëmundje infektive ka kërkuar ndalimin e lëvizjes nga dita e shtunë në orën 19 deri të martën në 5 të mëngjesit. Ky propozim ende nuk është miratuar nga Qeveria.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e arsyeton kërkesën për orë policore duke rikujtuar se ditëve të fundit rastet ishin shtuar pasi që ishin shtuar edhe tubimet familjare.
“Për shkak të mos respektimit të masave kemi raste të reja, kështu që vlerësojmë se vetëm një masë rigoroze do të ketë efekt të vërtetë”, tha Filipçe.
Shifrat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në 24 orët e fundit katër persona kanë vdekur dhe se janë regjistruar 19 raste të reja. Ndërkohë 16 persona janë shëruar.
“Gjatë 24 orëve janë bërë 512 testime, duke regjistruar 19 raste të reja me CoVid-19. Shkup 11, Kumanovë 2, Tetovë 1, Gostivar 1, Prilep 1, Veles 1, Strumicë 1 dhe Vinicë 1.Sot ndërruan jetë 4 pacientë, 41 vjeçari nga Prilepi, 73 vjeçari nga Tetova, 71 vjeçari dhe 64 vjeçarja të dy nga Shkupi.”
Numri i të vdekurve nga koronavirusi, 110, e rendit Maqedoninë në vendin e parë në rajon me 5.2 të vdekur në 100 mijë banorë. Sllovenia është e dyta me 105 të vdekur apo 5,1; Serbia me 234 të vdekur apo 3,3 në 100 mijë banorë. Shqipëria me 31 të vdekur dhe Kosova me 29 të vdekur.