Maskë me banane
Lëkura juaj do të përfitojë shumë benificione nga maska me banane. Me përzierjen e bananes dhe përbërësve tw tjerë do të përfitoni një maskë e cila do ta mbajë fytyrën tuaj të freskët, po ashtu do të ndihmojë në zbutjen, hidratimin dhe ushqyerjen e lëkurës tuaj.
Përbërësit:
½ e bananes
1 lugë e mesme jogurt
1 lugë mjaltë (mund të shtohet sipas dëshirës, nuk është e domosdoshme)
Mënyra e përgatitjes:
Shtypni bananen me një pirun dhe pastaj shtoni mjaltin dhe jogurtin dhe përzieni të gjitha së bashku. Vendoseni masën në frigorifer që të ftohet pak me qëllim që të jap një efekt sa më freskues për fytyrën tuaj. Mbajeni maskën për 15-20 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën më ujë të vakët.