Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

21 raste me Covid-19 në Kosovë dhe 10 të shëruar
Në Kosovë është kthyer numri dyshifror i të prekurve me koronavirus. Sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi se janë regjistruar 21 raste me Covid-19. Ndërkaq 10 persona janë shëruar nga kjo sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Nga gjithsej 267 mostra të testuara, u tha se 21 dolën pozitive.
Numri më i madh i të infektuarve është nga komuna Prizrenit, gjithsej 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).
Ndërkaq për kah numri i të shëruarve, shifra tani ka arritur në 782 raste.
Bazuar në periudhën kohore 13 mars – 22 maj, në Kosovë gjithsej janë regjistruar 1.025 raste me Covid-19.
Kurse numri i vdekjeve është 29 raste, por sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, pacientët që ndërruan jetë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.263.085 raste të COVID-19 dhe 337.813 raste të vdekjes.