Kush është Alyce Huckstepp, e dashura e Jamie Foxx dhe mbështetësja e tij më e

Kurti e Meta diskutojnë për lehtësimin gradual të masave
Shqipëria dhe Kosovë kanë filluar me zbutjen e masave në kuadër të luftimit të përhapjes së koronavirusit. Nga qershori, të dy shtetet kalojnë edhe në fazën tjetër të zbutjes. Një nga interesimet e vazhdueshme të qytetarëve është nëse ato masa do të mund të përfshijnë edhe hapjen e kufijve dhe fillimin e sezonës turistike.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Nuk jepen shumë të dhën nga kjo bisedë, por thuhet se kanë diskutuar për të gjitha temat me rëndësi të ndërsjellë.
“Ata diskutuan mbi situatën me COVID-19 në Kosovë dhe Shqipëri, veprimet që dy vendet kanë marrë në parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e infeksioneve të shkaktuar nga virusi Corona dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë ballafaqimit me pandeminë”, thuhet në një njoftim për media.
Kryeminstri në detyrë Kurti e njoftoi Presidentin Meta për vendimet e fundit për lehtësimin e masave dhe rihapjen graduale të ekonomisë.
Tutje, gjatë bisedës u diskutua për rëndësinë dhe nevojën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve në rrafshin tregtar dhe ekonomik, por edhe bashkëpunimin në nivel rajon dhe ndërkombëtar me qëllim përfaqësimin, promovimin dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta. Në fund, të dy shprehën zotimin dhe gatishmërinë për të pasur komunikim të vazhdueshëm në shërbim të zhvillimit, forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve.