Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Shqipëri: Falja e Bajramit në xhami – Durrësi ndryshon traditën
Besimtarët myslimanë në Shqipëri po festojnë sot Fitër Bajramin pas muajit të shenjtë të agjërimit. Dita ka nisur me faljen e namazit të Bajramit, por kësaj here ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ashtu, siç edhe pritej, për shkak të pandemisë COVID-19, këtë herë Fiter Bajrami nuk është falur në sheshin ‘Skënderbej’ sikur është traditë, por secili besimtar do të shkojë në xhamitë kryesore të qyteteve.
Besimtarët nuk u falën nëpër sheshet e qyteteve, por ishin të udhëzuar që kësaj here të faleshin nëpër xhami, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Ceremonia kryesore për kryeqytetin u mbajt në Xhaminë e Kokonozëve tek Pazari i Ri dhe siç duket nga pamjet besimtarët mbajnë distancë teksa falen.
Xhamitë të cilat u hapën vetëm disa ditë më parë mikpritës dhjetëra besimtare, të cilët u falën mbi të gjithë për shëndetin e familjarëve në një kohë kur kjo nuk ka qenë më e vlefshme se kurrë.
Ndërkaq, në Durrës falja është bërë edhe në sheshin jashtë xhamisë për shkak të numri të madh të besimtarëve.
Top Channel ka sjellë pamje të besimtarëve të tubuar për të falë Namazin e Bajramit të Madh.
Ngjashëm me vendet tjera, edhe në Shqipëri është apeluar që të shmangen vizitat familjare si masë për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve me koronavirusin.