Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
ASNJË RAST POZITIV ME COVID-19 NË KOSOVË
Dita e diel, 24 maj, është e para që nga 13 marsi, që nuk u shënua asnjë rast pozitiv me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se nga 138 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ndërkohë, janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste.
Deri më tani, në Kosovë janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.