“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Kosova regjistron sot edhe 9 raste Covid-19
Edhe nëntë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar sot në Kosovë, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Sipas këtij njoftimi thuhet se janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive, prej të cilave 9 raste janë konfirmuar pozitive.
Këto raste vijnë nga komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) si dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan.
Ndërkohë, sot është konfirmuar se janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 794 raste.
Nga 13 marsi, kur në Kosovë u shënua rasti i parë me koronavirus e deri më sot, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 1.047 raste. Raste me vdekje janë regjistruar gjithsej 30, edhe pse thuhet se këta persona kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi, thonë se përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.