Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 04 korrik
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton maturantët, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët arsimor në Republiken e Kosoves se data e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore 2020 është caktuar me 04 korrik 2020.

Paraqitja e provimit të maturës bëhet në shkollë nga kandidati, i cili me këtë rast duhet të ketë certifikatën e lindjes, dëftesat e klasave 10, 11, 12 dhe diplomën e shkollës së mesme të lartë (maturantët e këtij viti shkollor 2019-2020 të gjitha këto dokumente i ka në dosje në shkollën e vet, ndërsa maturantët e viteve të kaluara dhe kandidatët nga arsimi për të rritur duhet t’i sjellin këto dokumente me vete).
Me rastin e plotësimit të formularit për paraqitje të provimit të maturës kandidati duhet ta përzgjedhë lëndën zgjedhore, nga lista e lëndëve zgjedhore që ka në dispozicion. Kandidatët duhet ta marrin me vete ditën e testimit formularin e paraqitjes së provimit të maturës.
Ditën e testimit të gjithë kandidatët duhet të kenë me vete dokument zyrtar të identifikimit apo dokument identifikues të lëshuar nga shkolla (dokumenti duhet të jetë me foto dhe i vulosur nga shkolla). Asnjë kandidat nuk do të lejohet të hyjë në testin e maturës pa dokument identifikues.
Masat anti-Covid gjatë provimit të maturës
Gjatë gjithë kohës që janë në qendrën e testimit (në ambientet e jashtme dhe të brendshme), të gjithë kandidatët janë të detyruar që:
– Të mbajnë maskë, duke mbuluar gojën, hundën dhe mjekrën.
– Të mbajnë distancë 2 metra me të gjithë personat e tjerë.
– Gjatë teshtitjes ose kollitjes të mbajnë të mbuluar gojën dhe hundën me këndin e bërrylit.
– Të kenë me vete faculeta letre, të cilat mund t’ju duhen në rast të teshtitjes, kollitjes,
dezinfektimit apo pastrimit të duarve.
– Të dezinfektojnë duart me rastin e hyrjes në klasë dhe daljes nga klasa (dezinfektuesi do të jetë i vendosur në klasë).
– Të zbatojnë të gjitha rregullat dhe rekomandimet tjera që kërkohen nga personat zyrtarë të
qendrës së testimit, të angazhuar për mbarëvajtjen e provimit të maturës shtetërore.
– Të zbatojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së që kanë të bëjnë me mbrojtje nga Covid-19.
Kushdo që nuk i respekton rregullat për mbrojtje nga Covid 19 do të largohet nga qendra e testimit dhe nuk do të ketë mundësi t’i nënshtrohet provimit të maturës në këtë afat.
