Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

IKSHP: Kujdes me ushqimin – mund të helmoheni
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me ushqimet që konsumojnë.
“Shumë herë jemi ballafaquar disa herë me helmime me ushqim. Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, tërheq vërejtjen Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ky Institut u bënë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes se ku dhe si po konsumojnë ushqimin, duke përmendur edhe ushqimet që duhet shmangur, nëse nuk ka njohuri për ruajtjen e tyre.

“Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht. Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier. Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara”, ishin thirrjet e IKSHP.
Këshillat tjera të këtij Instituti janë: Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet.