Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Regjistrohen edhe 13 raste me Covid-19 në Kosovë
Edhe 13 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Për dallim nga ditët tjera, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk i ka njoftuar se nga cilat komuna vijnë ata.
Po sot, janë shëruar 4 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 847 raste.
Deri më tani janë testuar 15.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.123 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK thonë se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.