
Hernia diskale – si shkaktohet dhe kujt t’i drejtoheni për ndihmë?
Hernia diskale është rezultat i lidhur me plakjen i quajtur degjenerim i diskut. Me rritjen e moshës, disqet tuaj bëhen më pak fleksibël dhe më të prirur për tu dëmtuar.
Ndonjëherë, përdorimi i muskujve tuaj të pasëm në vend të këmbëve dhe muskujve të kofshës për të ngritur objekte të rënda mund të çojë në hernie të diskut. Në raste të rralla një ngjarje traumatike si rënia ose goditja në shpinë është shkaku që po ashtu çon te hernia diskale.

Ndër faktorët që mund të rrisin rrezikun tuaj për hernie diskale është edhe pesha e tepërt e trupit që shkakton stres shtesë në disqet në pjesën e prapme të shpinës.
Njerëzit me punë fizike të rënda kanë një rrezik më të madh të problemeve të shpinës. Lëvizja e përsëritur, tërheqja, shtytja, përkulja anash dhe kthesat gjithashtu mund të rrisin rrezikun.
Hernia fiskale te disa persona është edhe një lloj rezultati i trashëgimisë e cila njihet si një predispozitë për zhvillimin e hernies diskale.

Një prej faktorëve shtesë që përkeqëson gjendjen e diskut tuaj dhe shkakton herni është edhe pirja e duhanit. Studimet thonë se pirja e duhanit zvogëlon furnizimin me oksigjen në disk, duke bërë që ai të dëmtohet më shpejt.
Nëse ndjeni dhe ankoni këto shqetësime, gjithmonë është e këshillueshme për ju që të kryeni një vizitë specialistike me mjekun neurokirurg.