“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Mustafa: Vendimet e shumicës në LDK duhet të respektohen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook i ka dërguar edhe një porosi kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani se vendimet e shumicës në parti, duhet të respektohen. Mesazhet e Mustafës pasojnë qëndrimet e Vjosa Osmanit, e cila nuk i ka mbështetur vendimet e LDK-së muajt e fundit, qoftë për rrëzimin e qeverisë Kurti apo edhe vendimin për formimin e qeverisë së re Hoti.
“Vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa ka thënë se në takimin që ka pasur me kryetarët e degëve të LDK-së, është theksuar se Qeveria ka fuqi politik, dije dhe kapacitete të ballafaqohet me të gjitha sfidat aktuale, dhe siç ka thënë ai Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen.
“Ishte konstatim i përgjithshëm se në LDK kultivohet maksimalisht shprehja e mendimit të lirë, kultivohet beteja e individëve që qëndrimet dhe mendimet e tyre të marrin përkrahjen e shumicës, por se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike brenda LDK-së; se fundamenti rugovist i LDK-së, që konsiston në unitet dhe solidarizim të brendshëm, nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje popullsitë”, shkruan Mustafa në Facebook.
Kreu i LDK-së thotë se në takimin e mbrëmshëm, kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë përkrahje të parezervë Qeverisë së re të Kosovës dhe Kryeministrit Hoti.