Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

VON CRAMON: NUK MUND TË KETË MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE NË UASHINGTON
Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Viola von Cramon ka thënë se takimi në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë më shumë ka të bëjë me marrëveshjet ekonomike mes të dyja vendeve. Më tej në forumin parlamentar të procesit për bashkëpunim mes shteteve të Evropës Juglindore, Cramon da deklaruar se Kosova po instrumentalizohet për fushatën presidenciale të presidentit Trump.
Viola von Cramon – Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian
Von Cramon-Taubadel: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm se ka do të shkojë dialogu Video:
“Mesa duket nuk ka të bëj me ndonjë marrëveshje të madhe, përfundimtare. Të njohjes përfundimtare të dyanshme. Por më shumë ka të bëj me marrëveshje ekonomik. Mirëpo kjo duket që dy vendet, e veçanti Kosova do të instrumentalizohet për kampanjën presidenciale të presidentit Trump. Është shumë me rëndësi që për të bëhet një lloj publiciteti për çështje elektorale. Ka pasur më parë kjo çështje janë realizuar nga Grenelli, çështja me vijën ajrore, hekurudhave, mirëpo ende nuk shohim diçka konkrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm se ka do të shkojë dialogu, derisa nuk e dina se çka shkatërrohet kur shkoni atje dhe shtyheni në njërën anë”,
Raportuesja Cramon, shpreson që në presidencën e Gjermanisë t’u jepet drita e gjelbër kosovarëve për liberalizim të vizave.
“Është për të ardhur keq ajo çka çfarë ka ndodhur me liberalizimin e vizave. Kam lobuar vet për këtë çështje, ndihem e turpëruar në disa prej kryeqytete ka shumë hezitim e thonë se janë përmbushur kriteret. Por ka më shumë çështje të reputacionit, krimit të organizuar në Kosovë. Njëfarë formë nuk ka informacion të plotë për situatën. Nuk është çështje teknike, nuk ka një arsye të qartë pse ende mos të largohen vizat. Shpresoj që në presidencën e Gjermanisë të iu jepet drita e gjelbër kosovarëve për liberalizim të vizave”.
Edhe përfaqësuesit politik në Kosovë, kanë kërkuar nga i emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajcak, që të hiqet regjimi i vizave për Kosovën.