Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Zbulohet makina e parë elektrike e kategorisë SUV nga Volkswagen
Makina do të përshkojë një distancë prej 482 kilomtrash me një karikim të vetëm dhe është ndërtuar mbi të njëjtën platformë modulare si makinat e tjera ID të Volkswagen.
Makina e parë plotësisht elektrike ID 4 e kategorisë SUV nga Volkswagen është zbuluar në disa imazhe. ID 4 do të shitet në SHBA, Kinë dhe Evropë ndërsa prodhuesi Gjerman ka parashikuar debutimin e plotë në Verë.

Makina do të përshkojë një distancë prej 482 kilomtrash me një karikim të vetëm dhe është ndërtuar mbi të njëjtën platformë modulare si makinat e tjera ID të Volkswagen.
Fotot e publikuara ditën e Mërkure zbulojnë pamjen e jashtme të makinës e cila ndan një gjuhë dizajni të përbashkët me pjesën tjetër të linjës.
Dizajni i ID 4 modern është me linja më të lakuara sesa SUV si Tiguan dhe Atlas. Ajo që i mungon kësaj makine është hija blu e një anije hapësinore, karakteristike për makinat elektrike. Modeli ID 4 me rrotat e para aktive do të ketë 201 kuaj fuqi ndërsa me katër rrotat aktive plot 302 kuaj fuqi.
