Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Ndërron jetë një 70-vjeçar me COVID-19
Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive ka ndërruar jetë një pacient 70-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë. Ai ishte hospitalizuar më 13 qershor dhe përveç infeksionit me COVID -19, kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i personave që kanë humbur betejën me koronavirus në vend është 37. Aktualisht në Klinikën Infektive, sipas raportit të sotëm, janë të hospitalizuar 93 raste me Covid-19.
41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike.
Në përgjithësi, në Kosovë janë ende edhe 1.086 raste me aktive me COVID-19 përderisa të shëruar nga ky infeksion janë 1. 047 pacientë.