Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Kaq shqiptarë kanë mundësi të shkojnë me pushime
Ndryshe nga ç’duket, pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë pushime! 64% e tyre, nuk përballojnë dot të jenë larg shtëpisë as për 1 javë, për shkak të pamundësive ekonomike. Që do të thotë, një përqindje shumë e vogël (36%) ka luksin të planifikojë dhe shijojë disa ditë pushimesh. Në një artikull të publikuar në Monitor.al, ku sipas një ankete të Këshillit të Kooperimit Rajonal, shqiptarët rezultuan si populli me pamundësitë më të mëdha ekonomike, jo vetëm për pushime verore, por edhe për nevojat bazike.
Pas Shqipërisë, është Mali i Zi (48%) e të cilëve nuk bëjnë dot pushime me të ardhurat vjetore që përfitojnë. Lista vijon me Maqedoninë e Veriut (46%), Serbia (40%) dhe Bosnjë-Hercegovina (35%).PHOTO COURTESY OF MONITOR.AL
Fakt edhe më i frikshëm se ky, është pamundësia për të siguruar ngrohje nëpër banesa. Gati gjysma e shqiptarëve, nuk siguronin dot ngrohje për shtëpitë e tyre gjatë dimrit,fenomen thuajse i pallogaritshëm në vendet e tjera të rajonit.
Shqiptarët gjithashtu kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësi në sigurimin e veshjeve dhe ushqimeve. 19% e qytetarëve të vendit tonë pohuan se nuk kishin mundësi të siguronin këto furnizimeve jetike, ndërkohë që në Bosnje kjo është vetëm 7%, në Kosovë 12% dhe në Serbi 10%.