Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

Ahmeti ia kthen Hotit: Mosmbajtja e maskës nuk është vepër penale
Mbajtja e maskes është e domosdoshme dhe e përgjegjshme, por nuk është vepër penale mosmbajtja e saj, ka shkruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së kryeministrit Avdullah Hoti, i cili gjatë ditës tha se mosmbajtja e maskës paraqet vepër penale.
“Nuk është dhe nuk mund të jetë vepër penale për shumë arsye. Por kryesorja është arsyeja ekonomike. Kur bëhet obligim atëherë duhet kujdesur që qytetarët kanë mundësi ta sigurojnë atë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“Në krizën tonë, 50 cent për 1 maskë një përdorimshe ose 6-7 euro për ato për shumë përdorime, janë luks për shumicën e qytetarëve.Si gjithmonë krizat godasin shtresen më të varfër më së pari dhe më së shumti në terme relative por edhe absolute. 170 euro nuk janë vlerë e njejtë për dikënd që i ka milionat dhe dikënd që ka vetëm borxhe”, ka theksuar Ahmeti.

Ai e ka rikujtuar Qeverinë Hoti se “kjo pandemi dhe krizat përcjellëse nuk do të mund të luftohen me manuale 200 faqëshe e as me masa të pazbatueshme, por me ndërtim të besimit të ndërsjellë të institucioneve me qytetarët, pozitë e opozitë, biznese e punëtorë.
Kjo qeveri nuk i ka 100 ditë për ta vlerësuar fillimin siç do ndodhte në një situatë normale.
“Duhet dinamikë e pandalshme në Kuvend. Takime të panumërta për të arritur kompromis. I kuptojmë që temat tjera munden ta humbin fokusin e qeverisë, por mos i largoni sytë nga topi e ai sot është pandemia dhe kriza ekonomike. Ka mjaftueshëm media, analistë e politikanë për të folur për to”, ka shkruar Ahmeti.