Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Hoti paralajmëron kthimin e karantinimit
Qeveria nuk mund të lejojë që gjendja me Covid-19 të dalë jashtë kontrollit, ka deklaruar kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka kërkuar që qytetarët t’i respektojnë masat kundër koronavirusit, duke thënë se kushdo që i shkel ato, bën vepër penale. Këto komente, Hoti i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të komitetit për menaxhimin e situatës me Covid-19.
Karantinimi në qytete me shumë raste me koronavirus mund të kthehet. Një mundësi të tillë e ka lënë të hapur kryeministri.
“Jemi duke diskutuar për karantinimin ku ka më së shumti raste. Duhet të rregullojmë pak më mirë ceremonitë mortore. Policia do të merr të gjitha autorizimet e nevojshme. Të gjitha resurset i kemi vënë në funksion”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se në mbledhje është diskutuar për gjendjen e krijuar. Kryeministri Hoti ka theksuar se nuk mund të lejohet që gjendja të dal jashtë kontrollit.
“Kemi 49 raste me fatalitet, Klinika Infektive është e stërmbushur, nuk ka më vende për njerëz. Janë duke u krijuar vende në klinika tjera. Masat janë të thjeshta, maskat, distanca dhe larja e duarve. Jemi të obliguar t’iu përmbahemi”, ka theksuar Hoti.
“Do të mbyllen të gjithë sektorët ku ka raste të paraqitura. Duhet që përmes organeve të rendit që personat që janë të izoluar të mbesin ashtu. Inspektorati sanitar do të marrë masa parandaluese në përputhej me ligjin, e kam fjalën për masat ndëshkimore”, tha ai.
“Inspektorët do të ecin nëpër rrugë, do të marrin masa. Nëse duhet të marrim masa edhe për karantinimin e disa zonave të caktuara. Do të ndalojmë grumbullimin në hapësira të hapura e të mbyllura për më shumë se 100 persona. Do të rrisim së paku edhe për 100 numrin e infermierëve aty ku kërkohet. Këto janë masa të cilat do të ndërmerren menjëherë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës. Jemi rrezik nga vala e dytë, na ndihmoni që të mos kemi nevojë ta mbyllim komplet ekonominë siç ndodhi herën e kalume”, tha Hoti.
Ai tha se situata është nën kontroll, por nën kontroll të brishtë dhe se duhet të punojnë të gjithë së bashku për të mos u mbyllur ekonomia tërësisht.
“Nuk mund të lejojmë që gjendja të dalë jashtë kontrollit, jeta e qytetarëve është primare për ne. Klinika Infektive është mbushur, nuk ka vend më, janë duke u krijuar hapësira në klinika tjera dhe në spitale regjionale. Masat janë të thjeshta, maskat, dorëzat, larja e duarve dhe distancave. Çdokush që nuk i respekton këto masa bën vepër penale. 113 janë të hospitalizuar, 6 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nëse i shohim të dhënat, 8 për qind janë mjek dhe staf shëndetësor që janë prekur me COVID-19, sepse këta janë në vijën e parë të fronit”, tha Hoti.