Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Si të gatuani bukën më të shijshme me banane
Dëshironi diçka të shijshme dhe të shpejtë që të përgatisni për mëngjes apo thjesht të ëmbëlsoni ditët tuaja, atëherë buka me banane është zgjedhja ideale.
Përbërësit
3 vezë
180 gr sheqer
125 gr kos 100 ml vaj
2 banane
300 gr miell
1 pluhur për pjekje
pak kanellë (sipas dëshirës)
1 banane për të zbukuruar bukën (sipas dëshirës)
Mënyra e përgatitjes
Fillimisht përzieni vezët dhe sheqerin me tel të dorës. Pastaj shtoni gradualisht vajin dhe kosin. Shtypni bananet mirë me pirun dhe shtoni tek përbërësit e tjerë. Më pas shtoni miellin, pluhurin për pjekje dhe kanellën. Përzieni që të gjithë përbërësit deri të fitoni një masë homogjene. Vendoseni atë në një tepsi jo shumë të madhe. Ju mund të preni edhe një banane dhe ta vendosni në sipërfaqe për dekor dhe më shumë shije. Piqeni në furrë në temperaturë 180 gradë për 40-45 minuta.