“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
NASA e shtynë përsëri dërgimin e roverit të ri në Mars
Agjencia amerikane e kozmosit, NASA sërish e ka shtyrë lansimin e roverit të saj Perseverance në Mars, bën të ditur BBC-ja.
Lansimi së pari është shtyrë nga 17 në 20 dhe më pas në 22 korrik për shkak të problemeve me pajisjen tokësore, e cila shërben si mbështetje për lansim, ndërsa tash është thënë se kjo nuk do të ndodhë para 30 korrikut.
Shkak i shtyrjes së re është se janë vërejtur probleme në procesin e lansimit, përkatësisht të dhëna të dyshimta, të cilat kanë treguar sensorët e oksigjenit të lëngët me rastin e ushtrimit.
Roveri i rëndë një mijë kilogramë është dashur të lansohet nga Cape Canaverali në Floridë më 17 korrik.
Pas shtyerjes së fundit të misionit ka ende edhe rreth dy javë për tentime të reja të lansimit, në mënyrë që të arrihet në Mars deri në shkurt të vitit 2021.
Fillimisht afati i fundit ka qenë 5 gushti, por pastaj është shtyrë deri më 15 gusht.
Nëse Perseverance nuk niset në Mars këtë verë, projekti duhet të presë deri në shtator të vitit 2022 për tentim të ri të lansimit, gjë që mund të ndikojë seriozisht në planet afatgjata të NASA-s për hulumtimin e Marsit dhe të shtojë rrezikun e misionit, thonë në agjencinë e kozmosit.
Roveri, i cili ka madhësi të një automobili të vogël, do të kërkojë shenja të jetës së lashtë të mikrobeve në Mars dhe do të ketë pajisje për shqyrtimin e klimës dhe të gjeologjisë si dhe për mbledhjen e gurëve e truallit.