Saturday, June 25, 2022

Tragjedi në minierë, mbi 120 persona të vdekur nga rrëshqitja e dheut

Mbi 120 persona raportohen të kenë humbur jetën në një minierë në Mianmar pasi një rrëshqitje e një masivi dheu shkaktoi një dallgë të madhe uji dhe balte pranë galerisë e cila u përmbyt duke shkaktuar kështu tragjedinë më të fundit.

Sipas autoriteteve bilanci i viktimave mendohet të jetë më i lartë, pasi në apel mungojnë ende shumë minatorë.

Shërbimi i zjarrfikëses raporton se minatorët ishin duke punuar në minierën e gurëve të çmuar në rajonin e Hpakant, kur dallga e ujit dhe baltës u përplas me ta.

“Deri tani ne kemi gjetur 100 trupa të pajetë, por mendohet se shumë të tjerë janë nën baltë” tha Tar Ling Maung për mediat.

Aksidente të ngjashme janë të shpeshta në Mianmar, ku minatorë të jashtëligjshëm vihen në kërkim të gurëve të çmuar në masivet e dheut që janë nxjerrë nga galeritë.

Tragjedi në minierë, mbi 120 persona të vdekur nga

- Advertisment -

Lexoni