Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Qytetarët mund t’i tërheqin 10% të mjeteve nga Trusti, por qeveria nuk i kompenson ato
Tërheqja e 10%-shit nga kursimet në Trustin Pensional të Kosovës, nga ana e qytetarëve, nuk do të kompensohet nga Qeveria e Kosovës. Që nga dita kur Qeberia lansoi si ide që qytetarët të mund t’i tërheqin 10% nga kursimet e tyre në Trust, kishte një interesim mjaftë të madh nga qytetarët që ta bënin një gjë të tillë. Fillimisht u tha se më pas Qeveria do t’i kompenzonte këto mjete, por së fundit, kjo është demantuar.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka konfirmuar se nuk do të kompensohet tërheqja e 10 për qindëshit të kursimeve të mbledhura në Trustin Pensional.
Qytetarët mund të tërheqin mjetet nga Trusti, ka sqaruar ai, por që ato nuk do të kompensohen nga shteti.
“Ministria e Financave ka marrë vendim që të mos kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti. Kjo pasi që kemi parë një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve. Kemi qytetarë që i ka vetëm 100 euro dhe të tjerë nga 5 mijë apo 10 mijë euro. Do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi për “Ekonomia Online”.