Lidhja kurioze e Ajnshtajnit me Oppenheimer dhe roli i tij në bo’mbën at’omike. Mori apo
10 mënyra të thjeshta për të forcuar metabolizmin tuaj
Metabolizmi është një term që përshkruan të gjitha reaksionet kimike në trupin tuaj. Këto reagime kimike e mbajnë trupin të gjallë dhe funksionues. Sidoqoftë, fjala metabolizëm shpesh përdoret në vend të shkallës metabolike, ose numrit të kalorive që digjni. Sa më i lartë të jetë, aq më shumë kalori digjni dhe aq më lehtë është të humbni peshë. Të kesh një metabolizëm të lartë gjithashtu mund të të japë energji dhe të bën të ndihesh më mirë. Këtu janë 10 mënyra të thjeshta për të rritur metabolizmin tuaj.
Hani shumë proteina në çdo vakt
Konsumimi ushqimit mund të rrisë metabolizmin tuaj për disa orë. Ky quhet efekti termik i ushqimit dhe ka të bëjë me kaloritë shtesë që kërkohen për të tretur dhe përpunuar lëndët ushqyese në vaktin tuaj. Proteina shkakton rritjen më të madhe të efektit termik. Ajo rrit normën tuaj metabolike me 15–30%.
Pini më shumë ujë të ftohtë
Uji i pijshëm gjithashtu mund të shpejtojë përkohësisht metabolizmin tuaj. Studimet kanë treguar se pirja e 0,5 litra uji rrit metabolizmin për 10-30% për rreth një orë. Ky efekt i djegies së kalorive mund të jetë edhe më i madh nëse pini ujë të ftohtë, pasi trupi juaj përdor energji për ta ngrohur atë deri në temperaturën e trupit. Po ashtu pirja e ujit gjysmë ore para se të hani mund të ju ndihmojë të hani më pak.
Bëni stërvitje me intensitet të lartë
Stërvitjet me intensitet të lartë mund të ju ndihmojë të digjni më shumë yndyrë duke rritur shkallën tuaj metabolike, edhe pasi stërvitja juaj të ketë mbaruar. Një studim tek të rinjtë me mbipeshë zbuloi se për 12 javë ushtrime me intensitet të lartë zvogëluan masën e yndyrës për 2 kg dhe yndyrën në bark me 17%.
Ngritni pesha të rënda
Ndërtimi i muskujve mund të ndihmojë në rritjen e metabolizmit tuaj. Ngritja e peshave do t’iu ndihmojë gjithashtu të luftoni rënien e metabolizmit nëse jeni në dietë dhe po humbni peshë.
Qëndroni më shumë në këmbë
Të qëndrosh ulur për një kohë të gjatë është shumë e dëmshme për shëndetin. Periudhat e gjata ulur djegin më pak kalori dhe mund të çojnë në shtim në peshë. Nëse keni një punë ku duhet të qëndroni ulur për një kohë të gjatë, provoni të ngriteni në këmbë kohë pas kohe.
Pini çaj të gjelbër
Çaji i gjelbër rrit metabolizmin për 4–5%. Meqenëse ka shumë pak kalori, pirja e këtij çaji mund të jetë e mirë si për humbjen në peshë ashtu edhe për mirëmbajtjen e peshës.
Hani ushqime pikante
Ushqimet pikante e shpejtojnë dhe forcojnë metabolizmin. Konsumimi i ushqimeve pikante ju ndihmon të digjni rreth 10 kalori shtesë për çdo vakt.
Bëni një gjumë të mirë natën
Mungesa e gjumit e ngrit rrezikun e mbipeshës. Kjo mund të shkaktohet pjesërisht nga efektet negative të privimit të gjumit në metabolizëm. Mungesa e gjumit gjithashtu është e lidhur me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe rezistencën ndaj insulinës, të cilat janë të dyja të lidhura me një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Pini kafe
Studimet kanë treguar që kafeina që gjendet në kafe mund të forcojë metabolizmin me 3–11%. Efektet e kafesë në metabolizmin dhe djegien e dhjamit gjithashtu mund të kontribuojnë në humbje dhe mirëmbajtje të suksesshme të peshës.
Përdorni vajin e kokosit për gatim
Ushqimet e gatuara me vaj kokosi janë më të shëndetshme dhe nuk e ngadalësojnë metabolizmin e trupit. Përkundrazi vaji i kokosit mund të rrisë metabolizmin deri në 12%.