Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Brenda tetë ditëve, 35 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, këto 8 ditët e fundit kryesisht ka vënë theksin në numrin e madh të rasteve me koronavirus dhe fare pak i ka kushtuar vëmendje numrit të lartë të personave që u tha se kishin vdekur si pasojë e invektimit me COVID-19.
Bazuar në të dhënat e Institutit, tetë ditët e fundit kanë vdekur 35 persona, ndërkohë që të paktën për 6 raste, policia dhe prokuroria kanë hapur lëndë hetimore për t’i vërtetuar rrethanat e vdekjeve, të cilësuara si të dyshimta.
Ndërkohë, vetëm gjatë këtyre ditëve të fundit, janë regjistruar 1222 raste të reja me koronavirus.
Muaji qershor ishte mbyllur me 51 viktima nga 2878 raste pozitive sa ishin në total, ndërsa Kosova po hyn më 9 korrik me 4100 raste pozitive e 86 viktima, duke shënuar rritje enorme të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve në javën e parë të korrikut.
Dita më e rëndë sa i përket vdekjeve ishte e diela e 5 korrikut. Atë ditë u regjistruan nëntë vdekje. Sa i përket rasteve të reja ishte e mërkura e 8 korrikut me gjithsej 214 raste pozitive.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 486 pacientë të shëruar. Por ky numër është për larg më i vogël se ai i shtimit të rasteve aktive. Nga 1250 raste aktive sa ishin më 30 qershor, tani më 9 korrik, Kosova hyn me 1951 raste aktive.