Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Nuk kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme – ashpërsohen masat dhe gjobat
Qeveria e Kosovës në pajtim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka marrë vendim që t’i shtojë edhe më tutje masat anti-COVID si dhe të mobilizohet për zbatimin rigoroz të masave ekzistuese. Por, nuk është marrë vendim që t’i kërkohet Kuvendit të shpallë gjendje të jashtëzakonshme
Kryeministri Avdullah Hoti tha se janë shqyrtuar dy skenarë, i pari shtimi i masave dhe zbatimi rigoroz i masave aktuale dhe skenari i dytë, ai i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Masat shtesë, tha ai, vetëm i plotësojnë masat ekzistuese, duke angazhuar tutje policinë e Kosovës, që pa toleruar askënd të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat e shpallura. Hoti tha se nuk do të ketë lëshime dhe se gjobat do t’u zbatohen të gjithë atyre që nuk i zbatojnë masat ekzistuese.
Tubimet publike dhe ritet fetare janë ndaluar tërësisht, tha Hoti, duke u zotuar se nuk do të ketë tolerime për askënd.
Krejt çka na duhet është bartja e maskës, respektimi i distancës dhe mbajtja e higjienës, tha ai.
Një aspekt tjetër i angazhimi të qeverisë është edhe ai medial, duke sensibilizuar opinionin se virusi corona ekziston dhe nuk është trillim, siç besojnë afërsisht 30 për qind e qytetarëve të Kosovës.