Friday, January 28, 2022

Mohuesit e Koronës, me fletushka kundër detyrimit për vënie të maskës

Ato, me dizajnin dhe zgjedhjen e ngjyrave të kujtojnë pllakatet zyrtare të Zyrës Federale të Shëndetit Publik.

“Detyrimi për maskë – i pakuptimtë dhe i rrezikshëm”, kështu mund të lexohet në fletushkat që një person i shpërndante te të shtunën në Bellevue të Cyrihut. Ato, me dizajnin dhe zgjedhjen e ngjyrave të kujtojnë pllakatet zyrtare të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), shkruan 20minuten.ch.

Që nga dita e parë e hyrjes në fqui të detyrimit për maskë, individë dhe grupe të ndryshme e kanë luftuar atë me fletushka e pllakate të ndryshme.

Po të shikosh më nga afër fletushkën do të shohësh se në të ka vetëm argumente kundër vënies së maskave, transmeton albinfo.ch. Për shembull, aty, veç tjerash thuhet: “maskat e përditshme” nuk mbrojnë nga viruset, se furnizimi i oksigjenit përmes tyre zvogëlohet dhe se numri i baktereve dhe viruseve në mushkëri rritet për shkak të lagështirës nën maskë dhe kështu shkaktohet dalja e puçërrave.

Në anën e pasme të fletushkës janë numrat që kanë për qëllim të dëshmojnë se nuk ka “rritje përkatëse të numrit të rasteve” dhe asnjë valë të dytë.

Të dielën pasdite, drejtori i BAG, Pascal Strupler ka postuar në Twitter  fletushkën në fjalë dhe ka shkruar: “Fake News!”.

Marcel Tanner, profesor i njohur i epidemiologjisë në Institutin Zviceran Tropikal dhe Shëndetin Publik njëherësh  anëtar i task forcës federale, gjithashtu dënon veprimin: 2Deklaratat janë të gabuara. Ato nuk kanë asnjë bazë shkencore. »

- Advertisment -

Lexoni