Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Policia në aksion rrugëve të Prishtinës: Maskat ose gjobat
Policia e Kosovës ka nisur aksionin për informimin dhe gjobitjen e personave që nuk respektojnë vendimin për bartje të maskës. Nëpër sheshet e qyteteve, policia është parë duke u tërhequr vërejtjen qytetarëve, e në disa raste edhe duke i gjobitur.
”bajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës, ku ditëve të fundit infeksioni ka një shtrirje të gjerë.

“Falenderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikqyrjen e zbatimt të këtyre masave”, theksohet në reagimin e komunës.
Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!
