Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Qeveria mbyllë çerdhet, ndalon tubimin e më shumë se 5 personave…
Qeveria e Kosovës ka prezantuar masa të reja për menaxhimin e situatës pandemike në Kosovë. Qeveria thotë se qytetarët e kanë obligim që të vendosin maskë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpisë, si dhe të mbajnë distancë 2 metra. Poashtu të gjitha institucionet detyrohen të mbajnë dezinfektues.
Prej datës 13 korrik, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive të tyre edhe në komuna Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.
Qeveria gjithashtu ka vendosur që të pezullojë veprimtarinë e çerdheve publike dhe private, aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër të gjitha qendrat tregtare veprimtarinë tregtare duhet ta ushtrojnë prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00, duke zbatuar në përpikëri kushtet sipas manualit për mbrojtje nga COVID-19, e mbi të gjitha mbajtjen e detyruar të maskave dhe krijimin e kushteve për distancë fizike të konsumatorëve.
Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës pezullon punën e tregjeve publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pezullon ceremonitë fetare; si dhe ndalon grumbullimin e më shumë se 5 personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme.
Në vendimin e Qeverisë thuhet se të gjithë operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare janë të obliguar që të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal, ndërsa qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit nga orës 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00.
Po ashtu, ëshët marrë vendim që Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi e Bosne Hercegvinës duhet të dëshmojnë se nuk janë të infektuar për të hyrë në Kosovë me një rezultat jo më të vjetër se 72 orë.