“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
314 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalet publike të Kosovës
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se në klinikën Infektive dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 314 pacientë me koronavirus.
Krasniqi tha se i kanë rritur kapacitet me shtretër në spitalin e Prizrenit dhe të Vushtrrisë.
“Sot janë duke u trajtuar 494 raste të ndryshme, ku 319 janë me Covid. Kemi rritur kapacitetin në spitalin e Vushtrrisë me 60 shtretër si dhe kemi filluar shtimin e kapaciteteve me 10 shtretër në Spitalin e Prizrenit për intensive, Po ashtu edhe me punësimin e 100 mjekëve të rinj nga Ministria, shumë shpejt do t’i shtojmë kapacitet edhe me infermierë” përfundoi ai.