Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Fundi i shekullit do të sjellë përgjysmimin e popullsisë në 23 shtete
Studiuesit parashikojnë një rënie drastike në numrin e lindjeve deri në fund të shekullit. Rënia e nivelit të lindjeve do të thotë se çdo shtet mund të përjetojë përgjysmim të popullsisë por është vlerësuar se momentalisht 23 shtete përfshirë këtu Spanjën dhe Japoninë janë më të prirura të kenë përgjysmim të popullsisë nga fundi i shekullit.
Shumë shtete që kanë numrin më të lartë të popullsisë së vjetër si rezultat i rënies së natalitetit do të “plaken”, me shumicë të popullsisë mbi 80 vjet.
Çfarë po ndodh?
Shkalla e pjellorisë – numri mesatar i fëmijëve që një grua lind po bie. Nëse numri bie nën përafërsisht 2.1, atëherë madhësia e popullsisë fillon të bjerë. Në vitin 1950, gratë kishin një mesatare prej 4.7 fëmijë në jetën e tyre.
Studiuesit e Institutit të Universitetit të Uashingtonit treguan se shkalla e pjellorisë globale gati është përgjysmuar në 2.4 në vitin 2017 dhe sipas studimit të tyre i tyre, ajo pritet që të bjerë nën 1.7 deri në 2100.
Si rezultat, studiuesit presin që numri i njerëzve në planet të arrijë në 9.7 miliardë rreth vitit 2064, përpara se të binte në 8.8 miliardë deri në fund të shekullit. Ata mendojnë se një rënie e tillë e natalitetit do të krijoj mundësi të reja për riogranizimin e shoqërive.
Pse bien niveli i lindshmërisë?
Kryesisht arsimimi dhe punësimi i grave dhe si dhe qasja më të madhe në kontracepsion, ka çuar që gratë të zgjedhin të kenë më pak fëmijë.
Cilat vende do të preken më shumë?
Popullsia e Japonisë parashikohet të bjerë nga një kulm prej 128 milion në 2017 në më pak se 53 milion deri në fund të shekullit.
Italia pritet të shohë një rënie po aq dramatike të popullsisë nga 61 milion në 28 milion në të njëjtën kornizë kohore.
Këto janë dy nga 23 vendet – ku përfshihen gjithashtu edhe Spanja, Portugalina, Tajlanda dhe Korea e Jugut.
Kina, aktualisht është shteti më i populluar në botë, ajo pritet të arrijë në 1.4 miliardë banorë në katër vjet kohë përpara se të përgjysmohet në 732 milion banorë deri në vitin 2100. Kurse India do të zërë vendin e saj.
Mbretëria e Bashkuar parashikohet të arrijë kulmin në 75 milion banorë në vitin 2063, dhe të bjerë në 71 milion deri në vitin 2100.
Pse është rënia e natalitetit problem?
Shumë mund të mendoni se kjo do të jetë e shkëlqyeshme për mjedisin. Një popullsi më e vogël do të zvogëlonte emetimet e karbonit si dhe shpyllëzimin e tokave bujqësore. Por në anën tjetër do të ketë më shumë të moshuar se të rinjtë gjë që do të sjell pasoja negative për shoqëritë dhe shtetet.
Numri i popullsisë nën moshën pesë vjet do të bjerë nga 681 milion në 2017 në 401 milion në 2100.
Kurse numri i popullsisë mbi 80 vjeç do të rritet nga 141 milion në 2017 në 866 milion në 2100.
Kjo do të krijojë një ndryshim të madh shoqëror sepse rrjedhimisht lindin probleme si:
Kush paguan taksat në një botë me popullsi masive të moshuar? Kush paguan për kujdesin shëndetësor për të moshuarit? Kush kujdeset për të moshuarit?
A ka ndonjë zgjidhje?
Britania e Madhe ka përdorur migrimet për të “kompensuar” rënien e numrit të popullsisë si rezultat i rënies së lindjeve. Studiuesit besojnë se në të ardhmen shtetet do të detyrohen të hapin kufinjtë e tyre e madje do të ketë edhe konkurrencë për migrantët pasi rënia e popullsisë do të bëhet një shqetësim shumë i madhë. Disa shtete kanë aplikuar strategji të ndryshme si stimujt financiarë për nënat dhe fëmijët, të drejta shtesë për punësim dhe kujdes falas për fëmijët në mënyrë që të stimulojnë rritjen e natalitetit. Suedia ka zbritur shkallën e lindshmërisë së saj nga 1.7 në 1.9 por e njejta nuk ka ndodhur edhe me vendet e tjera të cialt nuk kanë hasur në sukses.
Po në Afrikë?
Popullsia e Afrikës pritet të trefishohet në madhësi në më shumë se tre miliardë njerëz deri në vitin 2100.
Studimi thotë se Nigeria do të bëhet vendi i dytë më i madh në botë, me një popullsi prej 791 milion.