Saturday, June 25, 2022

Sot Maqedonia e Veriut voton për të përbërjen e re të Kuvendit

Maqedonia e Veriut sot voton. Këto zgjedhje janë shumë të veçanta për shkakun e pandemisë globale COVID-19.

Autoritetet, Qeveria teknike dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) japin garanci se këto zgjedhje nuk do të ndikojnë në rritjen e numrit të të infektuarve me coronavirus.

Këto zgjedhje janë të parat që mbahen në mes javë (e mërkurë), e jo si herat e kaluara që janë mbajt gjatë ditës së djelë. Për dallim nga herat e kaluara, këto zgjedhje do të mbahen për 14 orë, e jo si më herët për 12 orë. Nga ora 07:00 deri ora 21:00 qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundësi të votojnë për partinë apo listën që ata i besojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në listën zgjedhore ka 1,814,263 votues dhe në garë janë 15 mundësi që qytetarët të zgjedhin. Pra, 15 mundësi në formë koalicioni dhe parti politike që garojnë për 120 vende në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për katër vitet e ardhshme.

Këto janë zgjedhjet e 10-ta kuvendare prej të cilave 8-të janë të parakohshme.

Përndryshe, këto zgjedhje janë si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit të Maqedonisë me iniciative të pushtetit të atëhershëm me arsyetim dështimin për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Shteti për momentin udhëhiqet nga qeveri teknike prej muajit janar 2020.

Telegrafi Maqedoni do t’ju mbajë të informuar në detaje minut pas minute me ngjarjet rreth këtyre zgjedhjeve. 

- Advertisment -

Lexoni