Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Mënyra natyrale për të hequr qafe dhëmbët e verdhë
Largohuni nga zakonet e pashëndetshme
Mënyra më e mirë për të shmangur dhëmbët e verdhë është ndalja e pirjes së duhanit dhe konsumimi i tepërt i kafesë. Po ashtu mundohuni të pini me pip lëngjet me ngjyra dhe konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta si mollë, karrota, luleshtrydhe dhe selino në dietën tuaj. Konsumimi i qumështit dhe produkteve të bazuara në qumësht si kosi ndihmon në rritjen e niveleve të pH dhe ri-mineralizimin e smaltit të dhëmbëve, duke ju lënë një buzëqeshje ziliqare.
Lani dhëmbët rregullisht
Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje. Shmangni larjen e dhëmbëve menjëherë pasi keni ngrënë. Preferohet të prisni një orë në mënyrë që të mos dëmtoni smalitin e dhëmbëve.
Përdorni vajra
Shpëlarja e gojës me vajin e arrës së kokosit apo susamit përmirëson shëndetin oral. Shpëlajeni gojën me dy lugë nga njëra prej këtyre vajrave për të paktën pesë minuta para se ta pështyni. Shpëlajeni me ujë të vakët. Shmangni ngrënien e ndonjë gjëje për gjysmën ore.
Tipsa të tjerë
Një herë në javë, përzieni së bashku sasi të barabarta uthull molle dhe ujë dhe tundeni rreth gojës tuaj për disa minuta. Fërkimi i dhëmbëve me lëkurë bananeje ose lëvozhgë portokalli çdo ditë mund të ndihmojë gjithashtu në zbardhjen e dhëmbëve.