Përditësimi i filmit në komunitet nga krijuesi Dan Harmon zbulon se çfarë dëshiron të ndryshojë

Sot pritet të fillojnë testimet serologjike në Prishtinë
Në Prishtinë, nga sot pritet të fillojnë testimet serologjike për Covid-19, të cilat do të bëhen në Qendrën e Studentëve, derisa prioritet do të jenë grupet më të rrezikuara.
Për këtë ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se janë pranuar makinat e para, si edhe testet serologjike për Covid-19 në këtë komunë, ndërsa janë testuar 60 personat e parë.
“Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptoma. Momentalisht, jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë, e brenda dy javësh do të jemi me kapacitet rreth 400 në ditë. Synimi primar në fillim është që përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dimë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat). Na priftë e mbara në këtë kapitull të ri”, ka shkruar ai në Facebook.
Personat me sëmundje kronike, të tjerë që janë të konfirmuar me Covid-19 dhe me simptoma më të rrezikuara do të jenë prioritet për testim serologjik.