Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

Shërohet nga COVID, Baki Jashari – drejtor i Filharmonisë së Kosovës
Sopranoja Arta Jashari ka publikuar foton dhe lajmin për shërimin e babait të saj dhe drejtorit të Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari. Arta, ishte paraqitur vullnetare që të qëndronte në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK disa ditë që të kujdeset për babain e saj, përderisa ai po shërohej nga Covid 19.
Trajtimin dhe shërimin e babit ajo vendosi ta vazhdojë në shtëpinë e tyre nën këshillat e mjekëve. Arta më në fund ka shkruar lajmin e shumë pritur, babai i saj tashmë ka rezultuar Negativ ndaj Covid 19 dhe ata më në fund mund të përqafohen pa rrobat mbrojtëse.
Më poshtë ju sjellim postimin e saj të plotë:
“Pas thuajse 40 ditesh lufte me Covid19 , babi im me 4 stenda , diabet dhe tension rezultoi NEGATIV dhe ma ne fund u perqafuam pa veshje kosmonauti . Eshte nje moment teper i prekshem per neve dhe ju falenderoj te gjithve qe me keni qendruar prane mua e familjes sime 🙏🏼❤️ ZOTI JU SHPERBLEFTE ! Zoti ju ndihmofte te gjith juve qe jeni ne kete sfide … “
