Transferimi zoonotik i dyshuar pas dy vdekjeve njerëzore: ScienceAlert
Destinacionet më të mira për adhuruesit e ushqimit në Evropë
Për adhuruesit e verës, ushqimit të mirë dhe atyre që dëshirojnë të shijojnë ndjësi të reja, të zbulojnë shije të reja ne keni zgjedhur destinacionet më të mira evropiane me ushqimin më të mirë.
Bruksel, Belgjikë
Brukseli, kryeqyteti i 500 milion evropianëve, pa dyshim njëri prej kryeqyteteve më të bukura evropiane ku arti, muzika dhe ushqimi ju shoqërojnë në çdo hap. Besoj që shumë njerëz e njohin Belgjikën për ëmbëlsirën e tyre të famshme waffle, por çokollata dhe birra nuk mungojnë, madje kultivohen me traditë në këtë qytet ku ju mund të shijoni lloje të ndryshme prej tyre.
Stamboll, Turqi
Bosfori, lumi i gjallë por qetësues për të gjithë tregon historinë e një qyteti të madh tregtar, pushtimesh dhe zbulimesh, perandorësh, sulltanësh, poetësh, udhëtarësh, artistësh… Stambolli është vendi ku takohen pala evropiane dhe ajo aziatike, kjo reflektohet edhe në shumëllojshmërinë e ushqimit që mund të komsumoni këto, duke filluar nga bukët simite të freskëta, çajit dhe erëzave të shumta që i dhurojnë më shumë shije çdo ushqimi.
Samobor, Kroaci
Samobori është një qytet me traditë ushqimore. Ka pak turistë dhe vizitorë që largohen nga Samobor pa provuar specialitete vendase. Gjatë gjithë vitit, Samobor ofron organizime të pasura tradicionale, kulturore, muzikore dhe argëtuese, si dhe verë dhe festa gastronomike.
Milano, Itali
Ndonëse njihet si qyeti i modës në Milano nuk mungon as ushqimi i mrekullueshëm. Përveç shumë vendeve për t’i vizituar bëni kohë të shijoni kuzhinën italiane. Në Milano gjeni një sërë restaurantesh dhe ushqimesh të rrugës që ja vlenë të provohen.
Bordeaux, Francë
Bordeaux ka qenë gjithmonë një qytet dinamik, kozmopolit dhe kurrë nuk pushon së zbuluari aspektet e reja tërheqëse, të karakterit të tij. Vera dhe ushqimi i detit nga Bordeaux janë të paharrueshme.
Romë, Itali
Edhe para se të bëhej kryeqyteti italian, Roma gjithnjë ka luajtur një rol kryesor kulturor, politik dhe shpirtëror në Itali dhe Evroopë. Karakteristikë e qyteti janë ullinjtë e gjelbër.
Madrid, Spanjë
Madridi është qendër kulturore dhe argëtuese. Kryeqyteti spanjoll nuk ofron vetëm art, pazar, gjatë ditës por edhe jetë të natës dhe gastronomi të shkëlqyeshme.
Istira, Kroaci
Istira është një festë për sytë. Luginat e thella, ndërtimet në majë të kodrave ofrojnë një pamje piktoreske për vizitorët. Fushat e grurit, luginat, vreshtat dhe ullishtet në kodrat, dhe, më në fund, deti gjithçka është e përsosur.
Frankfurt am Main, Gjermani
Frankfurt am Main, metropol marramendës në zemër të Evropës, është i njohur në të gjithë botën për kontrastet e tij tërheqëse dhe të pazakonta. Këtu, mbi Lumin Madhështor, tradita dhe moderniteti, tregtia dhe kultura, veprimtaria dhe qetësia janë të gjitha të harmonizuara. Vizitorët po ashtu do të kenë mundësi të shijojnë ushqimet më të mira gjermane.