
Gazeta kroate: Vuçiq me dëshpërim do ta shtyjë dialogun dhe njohjen e Kosovës
Cili do të jetë fati i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, i cili rifilloi kohët e fundit pas një pushimi prej gati 20 muajsh (zgjedhje në të dy vendet, korona, bredhja e Brukselit)? A do të japë rezultate apo vazhdimi i dialogut në nivelin më të lartë në fillim të shtatorit në Bruksel – kur në radhë vjen tema e vështirë: prona, veçanërisht Trepça, sistemi i energjisë elektrike, Gazivoda, etj. – apo ka filluar një destruksion i ckatuar, veçanërisht nga Beogradi?
Ditët e fundit, politikanët serbë dhe mediat pro Vuçiqit kanë shkruar se Prishtina i ka dhënë një “goditje themeleve të dialogut”. Bëhet fjalë për faktin se kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se Kosova nuk do të ndërpresë fushatën për pranim në organizatat ndërkombëtare, dhe në Beograd, nga ana tjetër, thonë se pezullimi i këtij procesi është “një parakusht për vazhdimin e dialogut”.

Sidoqoftë, duket se kjo është një kapje për fije të kashtës në mënyrë që të shtyhet vazhdimi i dialogut, sepse Serbia, nga këndvështrimi i saj, nuk qëndron shkëlqyeshëm. Në fakt, duket se tema e shkëmbimit të territoreve ose, siç është thënë me eufemizëm, “korrigjimi i kufijve”, definitivisht është varrosur, që është një goditje e rëndë për Aleksandar Vuçiq.
Prandaj, ai kërkon të rikthejë në tryezë temën e Asociacionin e komunave serbe, i cili do të themelohej në veri të Kosovës, ku jeton popullata me shumicë serbe.Fjala është për një lloj Republika Sërpska të Kosovës, por pikërisht pse e kujton aq shumë entitetin serb në BeH, askush nuk e pëlqen atë ide, sepsejanë të vetëdijshëm se kjo do ta bënte Kosovën mosfunksionuese në të njëjtën mënyrë si BeH-në.
Vuçiq dëshpërimisht dëshiron të zgjasë dhe ta shtyjë atë që është qëllimi përfundimtar i dialogut – njohjen reciproke e të dy vendeve. Por tani, padyshim, në taktikën e Vuçiqit për raundin e ri të dialogu, është shfaqur një strategji e re që mund të “valëzojë”, por është gjithashtu shumë e rrezikshme, sepse nuk dihet se si Brukseli dhe ShBA-të do të reagojnë ndaj saj.

Në fakt, në takimin e fundit midis Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodikut, anëtar i Presidencës së BeH-së, u hodh një kockë në Banjallukë që mund të komplikojë marrëdhëniet jo vetëm rreth dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, por gjithashtu të përfshijë të gjithë rajonin në atë proces.
Dodiku si rastësisht – dhe kjo është padyshim një shfaqje me regji, që mund të jetë inkurajuar nga disa qendra të tjera të interesuara të pushtetit, – sugjeroi që Serbia të përdorë “adutin e RS-së” në temën e Kosovës, domethënë që statusi i RS të diskutohet në dialogun e Kosovës në Bruksel!?
Sidoqoftë, siç kemi thënë tashmë, Brukseli nuk po e negocion statusin e Kosovës, por fjala është për “dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, kështu që askush në BE nuk do ta vendosë çështjen e statusit të RS-së në rendin e ditës, veçanërisht kur kjo tingëllon i shantazh i të dëshpëruarit, që nënkupton destabilizimin e mëtejshëm të rajonit. Sidoqoftë, duket se Vuçiqi, nëse ndjehet ngushtë, mund ta tërheqë atë çështje.
Në fakt, njëra nga arsyet kryesore pse BE-ja nuk pajtohet me “korrigjimin e kufijve”, përkatësisht ndarjen e Kosovës (të përkujtojmë, llogaritet që Vuçiq dhe i dyshuari i ri i Hagës, presidenti i Kosovës i cili aktualisht është jashtë lojës Hashim Thaçi, verbalisht janë pajtuar që zona në veri të lumit Ibër t’i shkojë Serbisë, dhe si kthim Kosova do të merrte disa vende me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës) është pikërisht mohimi i vazhdueshëm i BeH-së nga RS-ja dhe Dodiku dhe thirrjet që RS-ja dhe Serbia (si dhe një pjesë e Malit të Zi) të bashkohen, si një lloj kompensimi për “humbjen” e pjesës më të madhe të Kosovës.
Por, nuk ka të ngjarë që diçka kuptimplote të mund të bëhet në këtë drejtim, përveç nëse, për shembull, Moska qëndron prapa propozimit për “RS-në si atu e Vuçiqit rreth Kosovës”. Në fakt, Rusia, e cila vazhdimisht ofrohet për në tryezë, ka frikë nga “kapitullimi” i Vuçiq dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse kjo do të margjinalizonte më tej rolin e saj në Ballkan.
Për më tepër, mediat serbe raportuan se Gjermania po e armatosë Kosovën, që po ashtu merret si një “argument” se Serbia mund të mos pajtohet për dialog të mëtejshëm. Edhe Vuçiq pretendon se BE ka të njëjtat pikëpamje si shqiptarët e Kosovës, dhe se dashuria e madhe, të cilën ai e shprehtë ndaj Angela Merkelit, ka marrë fund.

Në të njëjtën kohë, Vuçiq vizitoi një batalion tankesh në kazermën “Boshko Palkovleviq Pinki” në Mitrovicë të Sremit, ku deklaroi se “fjala e shqiptarëve nga Prishtina nuk do të thotë asgjë, e as firma e tyre”, edhe pse ai proteston për fjalët e Hoti për pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Vuçiq, ppranë tankeve, deklaroi se Serbia do të vazhdojë me bindjen e shteteve që të heqin dorë nga njohja e Kosovës dhe “ne do të jemi më të suksesshëm”.
Ai gjithashtu njoftoi blerjen e 20 bomberëve, dhe atë nga Donald Trumpi, por nëse “ai nuk do”, ai do t’i blejë ata nga rusët. Le të përkujtojmë se Vuçiqi është një nga ata pak shtetarët që tashmë po e mbështet Trump në zgjedhjet e ardhshme, duke besuar se ai është një “aleat” që mund ta ndihmojë atë për Kosovën, qoftë edhe duke e përmirësuar buxhetin ushtarak amerikan duke blerë bombarderë. (Jutarnji.hr)