Saturday, June 25, 2022

Vërshimet po rrezikojnë shumë vise të Kosovës

Reshjet të përcjella me erëra të forta këto dy ditët e fundit kanë rritur nivelin e ujrave nëpër vise të ndryshme të Kosovës. Kurse qytetet, për mungesë të infrastrukturës, tashmë po ballafaqohen me vërshime.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në pjesën më të madhe të vendit.

“Pika më e hershme e parashikuar: e mërkure, 05 gusht 2020 – 12:00. Duke treguar një probabilitet mesatar deri të lartë të intensitetit të reshjeve në disa zona, me mundësi të vërshimeve të shpejta si dhe përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu. Kjo situate meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK-ja tutje thekson se reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.

“Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehtë të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, përfundon njoftimi.

Paralajmërim për vërshime*Shteti: Republika e KosovësRegjioni: (Pjesa më e madhe e vendit)Pika më e hershme e…

Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Wednesday, 5 August 2020
- Advertisment -

Lexoni