
Si mund të ketë ndryshuar izolimi personalitetin tuaj
Personalitetet tona janë formuar nga përvojat tona dhe ndërveprimet shoqërore, kështu që si mund të na ndryshojnë muajt e izolimit nga miqtë, familja dhe kolegët?
Të gjithë kemi pasur përvojën tonë me izolomin. Disa njerëz kaluan muajt në vetmi të pathyer, të tjerët u bllokuan me javë të tëra me partnerët, shoqërinë apo familjet e tyre. Disa e panë izolimin si një përvojë pozitive – një mundësi për të pushuar nga puna, për të shkuar në shëtitje dhe për t’u çlodhur me pertnerin apo familjen e tyre, ose për të shijuar kohë cilësore me fëmijët.
Cilado qoftë mënyra e izolimit, ka pasur një aspekt gati universal për muajt e kaluar – ai prishi papritur rutinat tona të përditshme dhe rregullimet e jetesës në mënyra qëne nuk i kemi menduar ndonjëherë.
A do të ketë lënë kjo periudhë gjurmë të çuditshme te ne, jo vetëm sipërfaqësisht, por edhe më thellë? Ndërsa kemi kaluar përvoja të reja a kanë ndryshuar personalitetet tona disi?

Për pjesën më të madhe të historisë së psikologjisë, personaliteti – grupi i zakoneve të qëndrueshme të sjelljes, emocionit dhe mendimit që formojnë identitetin unik të secilit person – konsiderohej i vendosur në gur (i pandryshueshëm), të paktën përtej moshës së rritur. Hulumtimet gjatë dekadave të fundit, megjithatë, kanë çuar në një konsensus që, ndërsa tiparet e personalitetit janë relativisht të qëndrueshme, ato nuk janë plotësisht të fiksuara. Përkundrazi, ato vazhdojnë të evoluojnë gjatë jetës dhe si përgjigje ndaj ngjarjeve kryesore të jetës.
Me fjalë të tjera, nga një këndvështrim teorik, ekziston çdo mundësi që të paktën disa prej nesh të kenë ndryshuar nga mbyllja.
Njerëzit nga e gjithë bota kanë ndarë eksperiencat e tyre. Askush nuk e ka përjetuar mbylljen njësoj. Ndonëse shumica janë deklaruar se tashmë ndihen më ndryshe – më pak të shoqërueshëm dhe më introvert.
Ndryshimet e shumë muajve në rutinat tona mund të kenë çuar në ndryshime në sjelljen tonë që do të rrinë shumë pas mbarimit të pandemisë. Kjo “mund të çojë në norma të reja, të cilat me kalimin e kohës mund të formësojnë personalitetet tona,” thotë Wiebke Bleidorn nga Laboratori i Ndryshimit të Personalitetit në Universitetin e Kalifornisë.
Shumë prej ekspertëve të cilët kanë vëzhguar ndryshimin e personalitetit pas mbylljes kanë rënë dakord që pandemia, dhe bllokimet shoqëruese, ka të ngjarë të kenë ndryshuar tashmë personalitetet tona, ata gjithashtu vunë re se është shumë e vështirë të thuash saktësisht se sa njerëz kanë ndryshuar dhe në çfarë mënyra. Kjo është pjesërisht për shkak të mungesës së të dhënave, por edhe sepse përvojat e njerëzve për mbyllje ishin kaq të ndryshme dhe do të kishin ndërvepruar me tiparet e tyre para-pandemisë.
Hulumtimet e bëra deri më tani tregojnë që njerëzit të cilët u mbyllën më të dashurit e tyre si familjen, partnerin apo shoqërinë kanë krijuar lidhje më të forta dhe janë afruar me njëri-tjetrin. Në të kundërt, për njerëzit të ngujuar për muaj të tërë në një marrëdhënie të palumtur, efektet në personalitetin e tyre janë të sigurta se kanë qenë negative. Për shembull, ka disa prova që të qenit në një martesë të pakënaqur (pavarësisht nga bllokimi) shoqërohet me rënie të vetëvlerësimit dhe lumturisë së bashkëshortëve.

Gjendja e tillë ka shkaktur emocione negative si ankth, dobësi, trishtim dhe nervozizm, kanë shpjeguar psikologët sidomos për njerëzit që luftojnë me neurotizëm të lartë të cilët gjithashtu janë të prirur të krijojnë më shumë stres për veten e tyre, për shembull, duke u përplasur me njerëzit e tjerë ose duke shmangur situatat që ata i konsiderojnë kërcënuese. Njerëzit me një shkallë të lartë të neurotizmit reagojnë shumë emocionalisht ndaj eksitimit dhe vështirë se kthehen në gjendjen e tyre normale.
Po në lidhje me ata njerëz që mbetën plotësisht të izoluar në vete gjatë mbylljes? Bazuar në hulumtimet e mëparshme mbi vetminë dhe personalitetin, kemi të bëjmë me një efekt negativ në tiparet e njerëzve, në drejtim të rritjes së neurotizmit.
Ndonëse mbyllja nuk ka ndryshuar ende personalitetin e thellë ajo sigurisht që ka lënë gjurmët e saj. Por sigurisht që pandemia ka përfshirë shumë më tepër sesa thjesht bllokimin., . Psikologët sugjerojnë që disa nga pasojat e tjera të Covid-19 mund të jenë më të rëndësishme për ndryshimin e personalitetit, siç janë njerëzit që humbasin punën e tyre, sëmuren ose vuajnë ngahumbja e dikujt të afërt.

Nëse ne jemi ndryshuar disi nga mbyllja, atëherë pasi kufizimet në të gjithë botën janë lehtësuar, një pyetje e natyrshme tjetër është nëse dhe si mund të ndryshojmë përsëri? A mund të kthehemi te vetja jonë e vjetër? A duam madje?
Mesazhi nga literatura shkencore për ndryshimin e personalitetit për fat të mirë është pozitive. Njerëzit janë adaptues – për shembull, ndërgjegjja e njerëzve ka tendencë të rritet kur ata marrin një rol të kërkuar, dhe tiparet e tyre zmbrapsen në mënyrë pozitive pasi të lënë një marrëdhënie të vështirë, duke sugjeruar që ne do të gjejmë një mënyrë për të përballuar çdo gjë që e ardhmja do të na servojë.