Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Ngjajnë si patate, por këto makarona të skuqura duhen provuar patjetër
Me gjasë nuk e keni menduar ndonjëherë që të gatuani makaronat si patate, por i erdhi dita edhe kësaj recete të re. Në website-n La Cucina Italiana është publikuar së fundmi një recetë interesante.
Receta e makaronave të skuqura vjen në dy variente, e ëmbël ose e kripur. Përsa i përket llojit të makaronave, mund të zgjidhni lasagna ose scialatielli.
Përbërësit:
– 340 gramë scialatielli të freskëta
– 340 gramë lasagna
– vaj kikiriku
– sheqer pluhur/kripë
Për recetën e ëmbël: Thyeni fletët e lasagna dhe skuqini në vaj të nxehtë për afro 1 minutë. Prisni sa të fryhen pak dhe vendosini më pas në një pecetë kuzhine dhe shtoni sipër sheqerin pluhur. Shoqërojini me pak çokollatë.


Për recetën e kripur: Shtoni scialatielli në vaj të nxehtë për 2-3 minuta dhe vendosini më pas në një pecetë kuzhine. Sipër, shtoni kripë dhe shoqërojini me ketchup ose salca të tjera.
