Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia do t’i vijë në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.Shpreha.
Mes tjerash, siç ka njoftuar ministrja Haradinaj-Stublla, kryediplomati italian ka konfirmuar se do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19.
“Për këtë akt fisnik e falënderova përzemërsisht.Kërkova nga homologu italian që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë presim përmbylljen e këtij procesi”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.